Gjatë një takimi në Kopenhagen me homologen e tij daneze, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se prioriteti kryesor i axhendës politike shqiptare është reformimi pa vonesa i sistemit të Drejtësisë, si kryefjalë për forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krijimin e një klime më të favorshme biznesi për thithjen e investitorëve të huaj.

Meta shprehu gatishmërinë e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi nevojën për të mirëpritur sa më shumë kompani daneze në vend.

Tv Klan