Presidenti thotë se takimet me banorët ishin publike

Akuzat që i bënë sikur shkon ilegalisht në Vlorë, e çuan edhe një herë tjetër Presidentin Ilir Meta në Vlorë, nga ku zhvilloi një konferencë për mediat.

“Do t’ua le fotot dhe shkoni dhe verifikojini dhe për këtë fushatë mashtrimi nga kryeoligarku i Shqipërisë me qëllim që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërisë. Sa herë të më përmendë dhe të më gënjejë nga Vlora përgjigjen do vij dhe do ta bëj këtu nga Vlora, sepse e meriton Vlora”.

Presidenti Meta tha se kishte qenë në Selenicë për mungesën e financimit të rrugës në Radhimë dhe në Orikum, për grabitjen e pronave, ndërsa paralajmëroi se do të kthehej sërish në Vranisht, ku banorët janë kërcënuar pas takimit që kishin pasur me të.

Arsyet që e shtynin të shkonte në Vlorë i shpjegoi edhe me origjinën dhe historinë e luftës një shekull më parë.

“Tre çeta në luftën e Vlorës, në 1920. Një çetë e vetme ka qenë vetëm nga fshati ku kam lindur unë, nga Çepani i Skraparit”.

Ndërkohë kreu i shtetit tha se do t’i kërkojë parlamentit të ri të miratojë një ligj për kontrollin psiqik të drejtuesve të shtetit.

Gazetarët u interesuan edhe për lajmet se LSI ka rrjedhje të anëtarësisë në Berat, një pyetje për të cilën presidenti e kishte gati batutën.

“Jam shumë i surprizuar nga fakti që LSI në Berat paska pas më shumë anëtarë se Partia Komuniste e Kinës”.

Tv Klan