Meta takohet me kryenegociatorin për integrimin



Meta takohet me kryenegociatorin për integrimin

13:20 22/06/2020

Presidenti Ilir Meta është takuar këtë të hënë me kryenegociatorin e emëruar për të zhvilluar negociatat mbi integrimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi.

Kreu i shtetit thotë përmes një postimi në rrjetet sociale se mes tyre u diskutua për perspektivën e çeljes së negociatave. Meta e ka siguruar Mazin për mbështetjen e plotë në detyrën e tij.

“Politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar”, shkruan Mazi./tvklan.al




Të ngjashme