Microsoft ka njoftuar publikimin e një projekti të frymëzuar nga metaverse për aplikacionin e tij Teams. Ky inovacion do të quhet Mesh.

Mesh do të lejojë përdoruesit të prezantohen me avatarë të personlizuar në botën dixhitale, duke i bërë takimet më mbresëlënëse. Ashtu siç edhe Facebook do të bëhet një kompani e dedikuar e metaverse. Për këtë Microsoft ka përqafuar idenë e metraverse dhe mendon se është koha e duhur për t’u vënë në jetë.

Avatarët do të jenë në gjendje të kalojnë dhe përshëndesin njëri-tjetrin brenda një bote virtuale.

Ky inovacion do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e smartphones, laptopë si edhe pajisjet holografike.

Sipas Jeff Teper, zëvëndës president i Microsoft Mesh deklaroi:

Sinjalizoj se jemi në të njëjtën hapwsirë virtuale, jemi një grup dhe ndihmojmë të zvogëlojmë formalitetin, kemi parë që ato mjete kanë përmbushur të dyja qëllimet për të ndihmuar një grup të jetë më efektiv, gjithashtu për të ndihmuar individët të jenë të përfshirë”.

Korporata dhe bota sociale po fillon t’i vlerësojë këto lloj shërbimesh dhe për t’i dhënë atyre një koncept të ri të jetës sidomos tani në periudhën e Covid-19./tvklan.al