Turma mikrobotësh do të shërbejnë për të pastruar ujin nga mikroplastikat dhe baktere të rrezikshme. Janë menduar të jenë sfera mikroskopike në madhësinë e një rruaze të kuqe, të cilat do të drejtohen nga fusha magnetike që do arrijnë të dallojnë dhe mbledhin mikroplastikat në sipërfaqen e ujit.

Në provën e parë laboratorike, mikrobotët janë lëshuar në kontenierë me ujë të ndotur nga pjesëza plastike prej një micrometër dhe nga baktere që janë përgjegjës për polmonite. Nën ndikimin e fushës magnetike të ndezur me impulse prej 10 sekondash, është pastruar në 30 minuta 80% e agjentëve ndotës, çka konsiderohet një rezultat mjaft premtues.

Mikrobotët mund të ripërdoren për cikle të tjera pastrimi, por duke qenë se është një proces kompleks po vijon puna për përmirësimin e mëtejshëm të teknologjisë. Mikroplastikat janë përgjegjëse të një prej problemeve mjedisore më të rënda, pasi ndotin dete e oqeane, kafshët që jetojnë në to, dhe arrijnë të prekin zhinxhirin e jetës, deri tek njeriu.

Puna është rezultat i grupit kërkimor të Institutit të Teknologjisë së Evropës Qendrore dhe Universitetit të Brno të Republikës Çeke, dhe është publikuar në revistën shkencore “ACS Nano”.

Klan News