Pasi vlerësoi vendimin e dhomës së gjykimit të financave të klubeve, Milan do të ankimojë çështjen në gjykatën e arbitrazhit sportiv. Klubit italian nuk i pëlqeu aspak sanksioni i UEFA-s për mosrespektimin e rregullave të Fair Play Financiar.

12 milionë Euro gjobë, reduktim të lojtarëve të grumbulluar për kompeticionet europiane deri në 21 futbollistë, mbi të gjitha, barazim të bilanceve brenda qershorit 2021. Nëse jo ndëshkimi është përjashtim nga kompeticionet europiane.

Kuqezinjtë duan ti ndryshojnë disi këto kushte të vëna nga organizmi europian i futbollit. Të paktën zgjatjen deri në 5 vite kohën e barazimit të bilancit.

Dy vjet e gjysmë janë pak sipas drejtuesve të skuadrës italiane, pasi skuadra detyrohet në këtë mënyrë të humbe konkurueshmërinë në futboll. Klubi do të duhet të shesë lojtarë të rëndësishëm si Suso dhe Donnarumma.

Tv Klan