Ibra mposht Interin në 3 minuta

Milan fiton derbin e parë të sezonit me Inter dhe suksesi i dedikohet Zlatan Ibrahimoviç. Ndoshta është rasti të thuhet se suedezi përmirësohet si vera, me kalimin e viteve. Sulmuesi erdhi në këtë ndeshje pasi fitoi betejën me koronavirusin dhe në 3 minuta mposhti Interin.

Ibra fitoi një 11 metërsh, që e ktheu në gol pasi e goditi dy herë. Handanoviç priti të parën ndërsa në të dytën Ibra nuk gaboi.

Vetëm 3 minuta më pas, suedezi pati mundësinë për të shënuar sërish dhe nuk e humbi. Inter e rihapi lojën me Lukaku në të 29’. Pjesa e parë përfundoi 2-1.

Në të dytën emocionet dhe ritmi i lojës ranë. Milan kërkonte të ruante rezultatin, Inter ishte i pafuqishëm dhe i pasaktë për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Milan ngjitet në 12 pikë në renditje ndërsa Inter mbetet me 7.

Më herët Napoli shkatërroi Atalantën 4-1. Të gjithë golat e skuadrës së Elseid Hysajt u shënuan në pjesën e parë të takimit.

Tv Klan