Fitojnë Manchester UTD dhe Tottenham në Europa League

Milan u befasua nga Crvena Zvezda që i mori barazimin 2-2 të enjten në Beograd. Serbët edhe pse ishin me 10 lojtarë për rreth 20 minuta në pjesën e dytë ia dolën të shmangnin humbjen në fund të sfidës së Europa League.

Manchester United mundi 4-0 Sociedad në Spanjë, duke hedhur një hap në fazën tjetër. Sukses 4-1 në transfertë e Tottenham ndaj Wolfsberger.

Benfica-Arsenal përfundoi në barazim 1-1 pavarësisht se kishte më shumë mundësi shënimi. Granada vijoi ecurinë pozitive në Europa League duke mundur 2-0 Napoli.

Fitore 2-0 e Roma ndaj Braga në Portugali. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 25 Shkurt.

Tv Klan