Kryetari i Partisë Agrare Lufter Xhuveli flet për situatën e krijuar në vend pas vrasjes së Azem Hajdarit. Sipas tij kjo situatë çoi në revoltën e demokratëve, djegien e kryeministrisë si dhe marrjen e TVSH-së. Sipas Lufter Xhuvelit politika duhet të distancohet nga dhuna.  Gjatë fjalës së tij ai u shpreh :

“Kjo ishte një situatë e rëndë, që ka tronditur jo vetëm gjithë qytetarët por edhe strukturat shtetërore. Tani është koha që në shqiptarët duhet të tregojmë që jemi aq të kulturuar dhe të edukuar të ruajmë gjakftohtësinë, sa të mos fusim vendin në “aventura”. Ky është një moment delikat dhe ne duhet të mendojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Unë u bëj thirrje të gjithë forcave politike që të distancohen nga dhuna.”

Pamje Ministri i Bujqësisë Lufter Xhuveli intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame