Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Drejtësisë Arben Imami, ka zbritur në juglindje të vendit, për të bërë analizën gjashtë mujore të gjykatave. Në këtë mbledhje ku ishin gjykatësit e Korçës, Kolonjës dhe Pogradecit, ministri kërkoi të nxjerr në pah problemet që kanë lindur dhe të jepen sugjerime si mund të zgjidhen ato.

Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Korçë, në raportin e saj theksoi, se nga kjo gjykatë janë prishur rreth 30% e vendimeve të shkallës së parë për çështje civile dhe mbi 22% për çështje penale. Ministri këmbënguli, që në vend të shifrave, duhen diskutuar problemet e vërteta që fshihen pas tyre. Gjithashtu Imami u takua dhe me avokatë e noterë të qytetit dhe më pas edhe me prokuror të Korçës e drejtues të policisë rajonale./tvklan.al