Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Qindra kilometra larg Shkodrës, në viset e tyre jetojnë prej shekujsh shqiptarët, të cilët ruajnë fort gjuhën, traditat dhe kulturën. Nën hijen e Vermoshit jetojnë malësorët e Plavës dhe Gucisë, në kufirin që ndan Malin e Zi nga Kosova. Kjo ishte etapa e parë e vizitës së zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, në Republikën ish-Jugosllave të Malit të Zi.

Për të shkuar drejt bashkëkombasve, delegacionit shqiptar iu desh një rrugëtim i gjatë. Në rrugën e ngushtë me dëborë, mes malesh të bardhë dhe lumenjsh me akull. Meta është shtetari i parë shqiptar, që ka shkelur në shtëpinë bujare të banorëve të këtyre zonave të thella. Mesazhin e bashkëjetesës ndëretnike, Meta e përcolli në takimet me pushtetarët lokal të kësaj zone. Ai paralajmëroi në fillim të Pranverës të hapjes së pikës kufitare mes Vermoshit dhe Plavës.

Rolin e diplomacisë shqiptare në mbështetje të kërkesave të komunitetit shqiptar në Malin e Zi, e ka vlerësuar edhe drejtori ekzekutiv i këshillit shqiptaro-amerikan me qendër në Washington, Martin Vulaj. Meta ka kryer takime me homologun malazes Dragisha Burzan, kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe kryeministri Milo Gjykanoviç. Me Malin e Zi, Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka mbyllur turin rajonal ku ka lëvruar diplomacinë direkte./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame