“Vunë në presion qytetarin për t’i marrë ryshfet”

Ministria e Drejtësisë dorëzoi një kallëzim penal për disa inspektorë të AKU-së në Fier, të cilët sipas denoncimit të bërë pranë Njësisë Antikorrupsion në Ministri kishin vendosur në presion një qytetar me qëllim marrjen e ryshfetit.

Qytetari u është kundërpërgjigjur taxhimëve të AKU-së që e kanë gjobitur me vulën e institucionit shtetëror, duke lajmëruar Njësinë Antikorrupsion dhe menjëherë ne jemi vënë në dispozicion dhe sot gjobëvënësit me maskën e shtetit, por që nuk përfaqësojnë shtetin dhe shtetarin, nuk përfaqësojnë aspak qeverinë e Shqipërisë, nuk përfaqësojnë këtë shumicë qeverisëse dhe besimin e dhënë tre herë me radhë nga qytetarët, do t’u duhet të përballen me drejtësinë”.

Ministri Manja tha se do të kallëzojë edhe drejtuesin e tyre, si person në dijeni për të rritur përgjegjshmërinë e krerëve të institucioneve. Ministri Drejtësisë tha se ky është një nga 5 rastet e para të denoncuara pranë njësisë së re antikorrupsion që do të veprojë deri në përfundim të mandatit të tretë.

Tv Klan