Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin  e katër gjyqtarëve. Ata janë Ahmet Jangulli, Ergys Selmani, Ken Dhima dhe Petraq Curri.

Gjyqtari i Durrësit Petraq Curri ka shkelur ligjin sipas Ministrisë së Drejtësisë duke liruar Alket Hatinë, i njohur si “Zoti” i drogës.

Shkarkimi i gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani kërkohet me arsyetimin se vonoi zbardhjen e urdhrit të mbrojtjes të shtetases Liljana Rukaj që u vra më pas nga bashkëshorti i saj Ferdinand Rukaj. Shkelje në kryerjen e detyrës janë konstatuar nga ministri e drejtësisë edhe për gjyqtarin e gjykatës administrative Shkodër Ahmet Jangulli dhe gjyqtari administrative të Vlorës Ken Dhima.

/abcnews.al