Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë favorizon flakët në fshatin Dushkarak, po ndërhyn helikopteri

Ministria e Mbrojtjes: Era e fortë favorizon flakët në fshatin Dushkarak, po ndërhyn helikopteri

18:48 08/08/2022

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se situata e flakëve të zjarrit në fshatin Dusharak të bashkisë Selenicë nuk paraqitet e mirë dhe informon se po ndërhyn helikopteri i Forcës Ajrore.

Peleshi shkruan se po punohet nga toka dhe nga ajri dhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin, në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

“Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat”, ka shkruar Ministri Peleshi në Facebook./tvklan.al

 





Të ngjashme