Në Tiranë Ministria e Shëndetësisë hap një qendër për femijët me probleme, të financuar nga SOROS. Kjo qendër do të shërbejë për parandalimin, trajnimin dhe kurimin e fëmijëve me problem . Në këtë qendër do të trajnohet dhe fëmijët e porsalindur, femijët me probleme në zhvillim, probleme në të folurit apo dhe probleme emocionalë.  Qendra e Zhvillimit do jetë në rolin e mbikqyrësit dhe këshilluesit, ku fëmijët do të ndiqen nga nje ekip i specializuar i përbërë  nga mjekë dhe terapistë. Në fillim planet e trajnimit krijohen për prindërit në mënyrë që ata ti aplikojnë metodat e mësuara tek fëmijët e tyre. Për çdo hap të terapisë ka dhoma të veçanta ku çdo fëmijë do të trajnohet specifikisht për problemet e tij.

Pamje nga Qendra e Zhvillimit për fëmijet me probleme./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti