Moda e të brendshmeve Vjeshtë-Dimër

Moda e të brendshmeve Vjeshtë-Dimër

17:05 03/09/2019

Tendenca e sezonit të ri vjeshtë – dimër për të brendshmet femërore është ndalur tek motivet e luleve. Shohim çfarë propozojnë stilistët.

Kontrast mes natyrës dhe transparencës. Kështu mund të shpjegohet tendenca e modës së të brendshmeve femërore për sezonin vjeshtë – dimër 2019 – 2020.

Nuk do të ketë vetëm dantella me qëndisje romantike. Veshjet intime të sezonit të ardhshëm frymëzohen nga motive lulesh, buqetash e kafshësh. Gjithçka i ngjan një kopshti me lule, ku luhet në fillin e një joshjeje të fshehtë.

Të brendshmet e reja variojnë mes bikinit dhe pizhamave, sipas orareve të ditës. Ato kanë në përbërjen e tyre edhe materialet fluoreshente. Ngjyrat variojnë nga e kuqja, e kaltra e qiellit e deri tek ari.

Tv Klan

Të ngjashme