Ashley Graham tërheq vëmendjen e publikut edhe kur nuk është në pasarela. Modelja  që  po  thyen  barrierat  e  modelingut po kalon pushimet e radhës në Bahamas. 29-vjecarja në videon e fundit shfaqet me bikini të bardha dhe ka zbuluar se ka dhe një tatuazh në trup.

Siç duket është një akrep, shenja e horoskopit të bukuroshes e cila ka lindur më 30  tetor.

Vendeve mahnitëse ku po kalon pushimet ua shton dhe më shumë bukurinë ylli i pasarelave.  

Modelja ka lançuar së fundmi dhe linjën e veshjeve për gratë me masa të mëdha.  Ashley ka marrë dhe komplimente nga këngëtarja Rihana për  mënyrën e thjeshtë  që shfaqet në publik pa komplekse dhe ashtu siç ajo është në të vërtetë. Modelja dëshiron që  të  jetë shembull i mirë për  të  gjitha gratë që  ta duan trupin e  tyre  ashtu siç janë në të vërtetë.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: V. Masho