Itali- Këto pamje të publikuara në rrjetet sociale, tregojnë momente nga tërmeti i një ditë më parë që ra në Itali.

Tërmeti më magnitudë 5.2 ballë ra në rajonin qendror të Molise, 4 kilometra nga Montecilfone, në provincën Campobasso.

Ai shkaktoi frikë tek banorët të cilët vraponin nëpër rrugë, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në Campania, Abruzzo, Puglia dhe Lazio.

Tronditja shkaktoi frikë se mos zgjohej vullkani i Vezuvit në qytetin e Napolit. Francesca Bianco, drejtoreshë e Observatorit të Vezuvit, tha për agjencinë Ansa se ka marrë pafund telefonata nga banorët e shqetësuar.

/tvklan.al