Kamerat në Swanley të Britanisë kanë kapur momentin e një aksidenti të frikshëm me makinë që ka ndodhur të shtunën. Siç duket nga pamjet makina tip “Mercedez Benz” humbi kontrollin teksa udhëtonte në autostradë.

Fillimisht mjeti u përplas me bordurën. Më pas doli nga rruga dhe u përplas në një karburant. Aty u dëmtua edhe një makinë tjetër që ishte e parkuar.

Siç duket në video, në ajër fluturojnë mbetjet e makinës së shkatërruar. Makinat e tjera që po udhëtonin sëbashku me “Benzin” në rrugë marrin kthesën dhe ndalojnë për të shikuar se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Ndërkohë, shoferi i makinës dallohet në një fragment që del dhe në pamje të parë është i palënduar nga e gjithë ngjarja. Videoja është shpërndarë më shumë se 2 mijë herë në internet duke u bërë virale./tvklan.al