arrihet armepushimiMoska dhe Kievi kanë bërë një hap të rëndësishëm për uljen e tensioneve dhe vendosjen e paqes në lindje të vendit.

Përmes një deklarate të publikuar në faqen e presidencës ukrainase, bëhet e ditur presidentët Putin dhe Poroshenko, kishin rënë dakort për nisjen e një procesi për vendosjen e paqes.

Sipas presidencës në Kiev, Poroshenko kishte biseduar me homologun rus Putin për këtë çështje.

Fillimisht, pala ukrainase tha se ishte rënë dakord për një “armëpushim të përhershëm”.

Por në zëdhënësi i presidentit rus Dimitri Peskov tha se termi “armëpushim i përhershëm”, nuk është i përdorshëm në këtë rast, pasi Rusia nuk është palë e drejtpërdrejtë e këtij konflikti.

Kjo detyroi presidencën ukrainase të bënte korrigjimet në deklaratë.

Megjithatë, Kievi akuzon drejtpërdrejt Moskën për agresionin, që e lidh me praninë e ushtarëve rusë, që luftojnë krahas militantëve pro-rusë në lindje të vendit.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i përfaqësuesve të militantëve filo-rusë në lindje të Ukrainës, të cilët thanë se ishin të gatshëm të bashkëpunonin. Por ata ritheksuan kërkesën, se forcat e Kievit duhej të tërhiqeshin.

Në terren nuk pati ndonjë ndryshim të menjëhershëm të situatës.

Tensionet janë të dukshme edhe në marrdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Duke folur nga kryeqyteti i Estonisë, presidenti amerikan Barak Obama tha se NATO duhet t’a trajtojë Ukrainën si një aleate përballë kërcënimit të sovranitetit, që po i bëhet nga Rusia, siç u shpreh ai.

Në samitin e Uellsit që do të zhvillohet të enjten dhe të premten, udhëheqësit e 28 vendeve antare të NATOs pritet të aprovojnë planin, për dërgimin e forcave të kundërpërgjigjjes të shpejtë në Europën lindore, të gatshme për të vepruar ndaj çdo kërcënimi që vjen nga Rusia.

Tv Klan