Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një prej çifteve më të komentuar dhe të dashur për publikun shqiptar, të cilët në Dhjetor të vitit 2020 u bënë prindër për herë të parë. Dyshja u bekua me një vogëlushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Çifti është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit mjaft momente nga përditshmëria e tyre. Kurioziteti për familjen e bukur është i madh nga ana e fansave të tyre dhe prandaj Sara nuk ngurron që të realizojë intervista virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka realizuar një të tillë dhe ajo që mori vëmendjen e të gjithëve është një pyetje që i ka drejtuar një ndjekëse nëse do një fëmijë të dytë.

“Këtë mund tua thotë lehtësisht shoqja ime”- thotë Sara teksa mikesha e saj thotë nuk është koha e duhur. “Ndoshta pas 2 ose 3 vitesh!”- shton Sara./tvklan.al