Daniela ka zgjedhur Ermirin për një takim në spektaklin e të hënës “Love Story”, por gjatë këtyre ditëve ai nuk ka qenë në program për arsye shëndetësore.

Fronistes i është dhënë një mundësi për të zgjedhur një tjetër konkurrent për takimin që do të regjistrohet këto ditë.

Daniela: Përpara se të them emrin e djalit që dua të ftoj në takim këtë javë dua të jap një sqarim për ditët e kaluara. Unë jam shumë tip impulsiv, ndonjëherë marr edhe kot. Kur e rishikoj përsëri se çfarë kam folur edhe çfarë kam bërë. Më beso që edhe jam ndjerë keq. Kam thënë disa fjalë që nuk duhet t’i kisha thënë fare. Kjo nuk të lë pas ty se ti je shumë paragjykues si mashkull dhe ndonjëherë më paragjykon më tepër sesa duhet në këndvështrimin tënd kundrejt meje. Do të doja shumë të kishim një takim sqarues të dy këtë javë nëse do të ishe dakord.

Andi: Më kape të papërgatitur, nuk më shkonte mendja fare. Kam thënë gjithmonë që nuk duhet të nxitohesh në mendimet e tua. Tani më bën që unë të tërheq komplet mendimet e mia. Gjithsesi meqë po këmbëngul, po e bëjmë një takim. /tvklan.al