Muskujt autoriparohen edhe pa ndihmën e qelizave staminale. Deri më sot mjekësia rigjeneruese i ka konsideruar qelizat bebe si simbol të riparimeve në organizëm. Por në rastin e një lëndimi apo dëmtimi, janë qelizat e rritura më pranë dëmtimit të aktivizohen për të ardhur në ndihmë. Ky është një mekanizëm që është hera e parë që zbulohet dhe është përshkruar në një studim të publikuar në revistën Science.

Janë në fakt muskujt e skeletit, përgjegjës për lëvizjen dhe përbëhen nga qeliza që kanë më shumë se një bërthamë, karakteristike kjo unike në trupin e gjitarëve. Janë qeliza të cilat i nënshtrohen streseve të forta dhe pavarësisht tyre mbrohen falë një mekanizmi mbrojtës autonom.

Zbulimi është mjaft i rëndësishëm pasi mund të jetë hapi i parë për të luftuar disa forma të distrofisë nëpërmjet mekanzimit të autoriparimit të këtyre muskujve.

Klan News