Naçi dhe Hajdari: Shtëpitë ekologjike me kosto 100 euro metri si variant alternativ ndërtimi

Naçi dhe Hajdari: Shtëpitë ekologjike me kosto 100 euro metri si variant alternativ ndërtimi

23:39 10/12/2019

Elvis Naçi dhe Arbër Hajdari zbuluan mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” idenë për ndërtimin e shtëpive ekologjike, për të prekurit nga tërmeti. Ata thanë se këtë ide ia kishin propozuar Kryeministrit dhe se kishin gjetur edhe fabrikën që i prodhon këto shtëpi në Turqi. Bëhet fjalë për banesa me beton të presuar, një teknologji ekologjike e re dhe janë shtëpi që i bën në përmasat e dëshiruara. Kostoja e kësaj shtëpia është 100 euro metri katror.

“Kësaj shtëpie i del kostoja 100 euro metra katror. E përfunduar me pllaka, domethënë pa mobilie brenda. Këto janë të montuara, nuk është 3D, janë aktuale. Kjo është shtëpi 240 metra katrorë, që i kanë bërë njerëzit atje të mëdha. Ne po diskutojmë që ta marrim edhe më lirë, sepse do të bashkojmë forcat, si ne si fondacioni Firderus, që kur të bëjmë porosinë në fabrikë ta bëjmë për shumë. Edhe qeveria do të bashkohet bashkë në këtë projekt. Do të jemi të gjithë bashkë nëse do të jemi në këtë projekt“, u shpreh Hajdari.

Ndërsa ish-Ministri Arben Ahmetaj, i cili është kryetar i Komitetit Kombëtar të Rindërtimin, tha se fizionomia e këtyre shtëpive ka të bëjë kryesisht me zonat rurale, sepse ka familje që u është dëmtuar shtëpia pa kthim ndoshta dhe nuk duan të lëvizin nga toka e tyre./tvklan.al


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi