Supermodelja 53-vjeçare, Naomi Campbell është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmin e ëmbël të ardhjes në jetë të fëmijës së saj, e bëri të ditur vetë modelja përmes një postimi në Instagram. 53-vjeçarja shpërndau një foto familjare të djalit dhe vajzës së saj, të mbajtur dorë për dore.

“I dashuri im i vogël, dije që je i çmuar jashtë mase dhe i rrethuar nga dashuria që nga momenti që erdhe në jetë. Një dhuratë e vërtetë nga Zoti. Mirë se erdhe në jetë djali im! Nënë e 2 fëmijëve. Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”, shkruan supermodelja krahas fotos.

Ardhja e foshnjës vjen pak më shumë se 2 vjet që kur ajo zbuloi lindjen e fëmijës së saj të parë, një vajze, emrin e së cilës, supermodelja nuk ka preferuar që ta zbulojë./tvklan.al