Zikaltrit ndalen pas 11 fitoreve radhazi
Pas 11 fitoreve radhazi në Serie A, Inter u ndal në transfertën e Napolit me rezultatin 1-1. Barazimi nuk dëmton rrugën e zikaltërve drejt titullit kampion duke patur 9 pikë më shumë se Milan i vendit të dytë.
Avantazhi i Napolit erdhi nga autogoli i Stephan De Vrij i cili nuk u koordinua si duhet me portierin Handanovic.
Në pjesën e dytë Inter barazoi me Christian Eriksen i cili gjeti menyrën për të çuar në rrjetë një top të kthyer nga mbrojtja e Napolit.
Milan fitoi me përmbysje ndaj Genoa ndërsa Juventusi humbi në fushën e Atalantas duke vënë në rrezik edhe pjesëmarrjen në Champions League.
Tv Klan