Shkencëtarët e NASA-s planifikojnë të lëshojnë në hapësirë fotografi nudo të njerëzve me qëllimin për të ndjellë alienët. Portretizimet do të kenë gjithashtu një ftesë për t’u përgjigjur në rast se një racë inteligjente alienësh gjen imazhet.

Fatmirësisht, ata nuk do të jenë shumë të shokuar nga këto fotografi që nuk i kanë kërkuar. Imazhet nuk janë grafikë të njerëzve lakuriq, por vizatime të një gruaje dhe burri të zhveshur pranë një zinxhiri ADN-je.

Gruaja dhe burri përshëndesin me dorë në mënyrë që të duken më miqësorë. Sipas kërkuesve, fotografitë mund të jenë mundësia jonë për të pasur kontakt me civilizimin jashtëtokësor.

Ky koncept nuk është i ri sepse pllakat Pioneer të dërguara në hapësirë në misionet e viteve 1972 dhe 1973, kishin gjithashtu vizatime të njerëzve të zhveshur. Pllakat janë ende të vendosura në antenat e anijeve dhe vazhdojnë fluturimin e tyre./tvklan.al