Mund të këtë kushtet për banim nga njerëzit

Tre planetë të tjerë janë zbuluar nga teleskopi special i NASA-s TESS, i njohur ndryshe si gjahtari  planetëve.

Një prej tyre, i njohur si G J 357d, ka ngjallur në veçanti interesin e astronomëve, të cilët besojnë se mund ketë kushtet e nevojshme që të banohet nga njerëzit.

I ndodhur 31 vite larg sistemit tonë diellor, në kostelacionin Idra, planeti i ri ka janë madhësi thuajse sa dyfishi i Tokës. Qëllimi kryesor i shkencëtarëve është të zbulojnë tashmë përbërjen e tij. Nëse ai ka një sipërfaqe të ngurtë, do të jetë në gjendje të mirëpresë jetë.

Studiuesit e agjencisë hapësinore amerikane sqaruan se distanca e planetit 2 planetëve të parë nga Dielli i tyre është e afërt, çka i bën ata të pabanueshëm.

Ndërsa distanca me të tretin, pikërisht G J 357d është e duhura. Planeti merr të njëjtën energji nga Ylli i tij, sikurse Marsi e merr nga Dielli. Misioni kryesor i NASA-s mbetet zbulimi i ujit atje, për të shpresuar për mundësi tjetër jetë, larg Tokës.

Tv Klan