Nata e tretë e spektaklit të Tv Klan, “Dance Albania” i vendosi të famshmit në disiplina latine, kontemporane e klasike të kërcimit. Ngjarja e parë më e madhe e mbrëmjes ishte rikthimi i modeles nga Kosova, Arbnora Ademaj. Ndodhia e dytë, e cila trishtoi dhe ngriti në këmbë publikun ishte largimi i kampiones Luiza Gega nga gara për shkak të impenjimeve në sport.

Alketa Vejsiu njoftoi surprizën se javën e ardhshme do të ketë dy hyrje të reja në garë.

Luiza ishte gjithashtu edhe fituesja e kupës së mbrëmjes, të cilën ia dorëzoi Orgesa Zaimit. Në duel u përballën Cindy Marina dhe Igli Zarka në të njëjtën disiplinë. Juria vendosi që i eliminuari i mbrëmjes të ishte Zarka.

Ilir Shaqiri skualifikon Iglin nga Dance Albania: Tregove veten. Më pëlqeve, por preferoj që …

Pas përballjes së Igli Zarkës me Cindy Marina në sfidën e mbrëmjes të “Dance Albania” në Tv Klan, ka ardhur momenti që juria të votojë. Ilir Shaqiri është ai që njofton vendimin final.

Alketa Vejsiu: Kush shkon në shtëpi sonte?

Ilir Shaqiri: Atëherë, tregove veten, edhe në kërcimin e fundit, megjithëse më pëlqeve, preferoj që garën ta vazhdojë Cindy.

Fiton kupën e mbrëmjes, Luiza Gega ia dorëzon…

Në mbylljen e natës së tretë të “Dance Albania” në Tv Klan, tradita është shpallja e fituesit të mbrëmjes. Juria ka vendosur që kampionia e mbrëmjes të jetë Luiza Gega. Kjo e fundit, teksa Vejsiu i dorëzon kupën, vendos të bëjë diçka tjetër.

Luiza Gega: Falenderoj jurinë që më dha gjithë 10, por e di që më dha për atë që unë bëj pikërisht në sport, ndoshta jo për këtë që unë isha sonte. Dua që kupën ta marrë Orgesa sepse mendoj që vërtet e meriton.

Në renditjen e mbrëmjes, e cila përcakton edhe duelin, dy të fundit janë Arbnora dhe Igli. Juria zgjedh që në sfidë të shkojë Igli, ndërsa VIP-at, balerinët dhe publiku japin vendimin e tyre, që e komunikon Anita Haradinaj.

Anita Haradinaj: Ne kemi bërë votimin tonë dhe kemi zgjedhur Cindy-n dhe Dionin.

“Për mua je nxënës”, Igli Zarka i kthehet Ilir Shaqirit: Jo i joti

Mbrëmja e sotme e “Dance Albania” është shoqëruar me polemika mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës. Gjatë gjykimit të performancës së aktorit, kryetari i jurisë Ilir Shaqiri i ka thënë që për të është nxënës, ndërsa Igli i është kthyer që është nxënës i Enada dhe Gerd Vasos dhe jo i tij.

Ilir Shaqiri: Ti sot je në një rol tjetër. Megjithëse e ke veshur këtë kostumin që të përfaqëson shumë mirë. Mua më pëlqen kostumi yt, je tamam Princ Austrie dhe është gjëja më e bukur nga ato që pashë dhe dëgjova sot. Problemi yt është që nuk mban mend atë që thua.

Igli Zarka: Ilir, ti ke shumë inteligjencë dhe në vend që të përdorësh terma rruge, mund të përdorësh terma profesional me mua se unë të kuptoj.

Ilir Shaqiri: Unë nuk përdora asnjë lloj terminologjie kërcimi, unë thjeshtë fola për atë që ti përfaqëson.

Igli Zarka: Po, por a je profesionist 30 vite? Mos përdor terma rruge.

Ilir Shaqiri: Për mua, je nxënës.

Igli Zarka: Sigurisht, jam nxënësi i Enadës dhe jo i joti. Jam nxënës i Enada dhe Gerd Vasos dhe jo i joti.

Ilir Shaqiri: Unë gjykoj atë që ti përfaqëson. Ti je Igli dhe Igli në këtë rast nuk di të luajë dhe nuk di të kërcejë dhe aq më tepër nuk di të dëgjojë.

“Shpërthen” Igli Zarka ndaj Ilir Shaqirit: Ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo

Në “Dance Albania” në Tv Klan ka pasur një debat mes Ilir Shaqirit dhe Igli Zarkës. Pas performancës së aktorit, Zarka, kryetari i jurisë së spektaklit Ilir Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë teksa i ka thënë se askush nuk e ka shtyrë të vijë këtu me detyrim.

Pas deklaratës së Ilir Shaqirit, Igli Zarka i është kthyer duke i thënë se ai nuk është mësuar që të luajë me veten.

Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.

Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.

Ilir Shaqiri: Ky është problemi yt.

Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bosket, nuk është problemi im.

Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.

Ilir Shaqiri: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambientin që je.

Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.

Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty.

“Kush është më xheloz?”, përgjigjet Anita Haradinaj

Me këngën e Elvana Gjatës, “Xheloz”, Anita Haradinaj lodroi në skenën e “Dance Albania” në Tv Klan. I pari që e merr fjalën nga juria për të shprehur mendimin është sigurisht një nga miqtë më të afërt të Elvanës, Ermal Mamaqi. Nisur nga kënga, Vejsiu e ‘ngacmon’ pak Anitën për të na zbuluar se cili në marrëdhënien e saj me partnerin është pak më shumë xheloz.

Ermal Mamaqi: Ishte 16-18 vjeç, lozonjare, e qeshur, por nuk e di kjo kënga…  pastaj do ta them votimin se çfarë kam për këtë këngën.

Anita Haradinaj: Ermal, që ta dish ti, motojae jetës time me gjithë ato që përballojmë gjatë ditës, sa herë zgjohem është: Vdeksha unë për veten time.

Alketa Vejsiu: Kush është më xheloz, ti apo ai?

Anita Haradinaj: Po të ishte ai xheloz unë nuk do isha këtu. Po të isha unë xheloze nuk do ia kisha dhënë gjithë jetën atij, kështu që bëje balancën vetë pastaj.

“Jemi që të dy fansa të Elvanës, 9 pikë”, i tha Mamaqi, i cili e vlerësoi Anitën më shumë se Klaudia dhe Iliri, të cilët i dhanë 7.

“Të gjithë në Klan po ankohen”, Alketa: Na dërgojnë letra për këtë konkurrente në Dance Albania

Orgesa Zaimi shkëlqeu në Dance Albania në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të hëne. Ajo mori pikë të larta nga juria e spektaklit.

Por drejtuesja e spektaklit Alketa Vejsiu tha se shumë drejtues të emisioneve në Tv Klan kanë bërë ankesa ndaj Orgesës.

Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishte këtrë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?

Ermal Mamaqi: Përjavë merrja.

Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?

Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.

Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për “Dance Albania”. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.

Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?

Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..

Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.

Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.

Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin. 

“Ndal luftës”, Kastro Zizo jep mesazhin e fortë në Dance Albania: E kemi marrë me qira këtë planet

Kastro Zizo, këngëtari dhe njëkohësisht konkurrenti në spektaklin “Dance Albania” është bërë nostalgjik dhe është kthyer pas në kohë për të dhënë një mesazh mjaft të fortë. Gjatë fjalës së tij, Kastro Zizo ka thënë se “jemi një racë njerëzore që e kemi marrë me qira këtë planet dhe po e shkatërrojmë” teksa ka dhënë mesazhin “Ndal luftës”.

Ermal Mamaqi: Ne jemi ajo që mendojmë në të shumtën e kohës. Unë nuk besoj se ne do të ndjekim ëndrrat dhe mundësitë. Përderisa ti je futur në këtë zonën e pastërtisë mendoj se ti Kastro po tërheq pozitivitet këto kohë.

Kastro Zizo: Unë jam sa mbusha 38 vjeç dhe jam në një formë reflektimi të dy dekadave të fundit dhe jo pa qëllim kjo këngë erdhi. Kjo është kënga që më ka shoqëruar në vitet në Romë, është një këngë nga një grup armen. Në këto 20 vite, në botë pak gjëra ka ndryshuar. Dua ta çoj vëmendjen edhe në një konflikt që po ndodh në ato zona. Jam me shumë emocione sepse jemi një racë njerëezore, sepse jemi një racë që e kemi marrë me qira këtë planet dhe po e shkatërrojmë. Ju lutem “Ndal luftës”.

Luiza Gega largohet si kampione: Ka qenë një ëndërr shumë e bukur…

Impenjimet e shumta në sport e kanë detyruar kampionen shqiptare të Atletikës në Europë, Luiza Gegën të braktisë garën e “Dance Albania” në Tv Klan. Mes shumë emocionesh, Luiza mori fjalën përpara se juria të jepte vlerësimin e saj për të njoftuar largimin, i cili i trishtoi të gjithë.  

Luiza Gega: Në fakt, para se ju të flisni, unë sonte kam diçka për tju thënë. Kur e shikon këtë program nga jashtë e shikon si diçka argëtuese, sikur ti do shkosh vetëm të argëtohesh, por kur u futa këtu e kuptova se sa impenjim vërtet kërkon për të dhënë më të mirën dhe për të dhënë atë që sigurisht njerëzit presin nga unë. Për fat të keq e kuptoj që e kam të pamundurën të jap më të mirën time. Kjo koreografi ka qenë  vetëm me një ditë provë.

Uroj shumë që sado të kem përcjellë diçka, e di që mundem shumë më shumë se kaq sepse ndonjëherë i di aftësitë e tua dhe e di që po të përkushtohem, por ky nuk është maksimumi im sepse nuk e jap për shkak të kohës. Ju lutem të më mirëkuptoni juria, jam shumë e lumtur që isha pjesë e kësaj duke pasur një juri si Klaudia, Iliri, Ermali. Uroj që produksioni të më mirëkuptojë, zysh Enada që ka bërë një punë të  mrekullueshme me mua, Kristi gjithashtu. I gjithë publiku që radhën e kaluar kam marrë komente sikur të kisha fituar një garë si kampione Europe, komente pozitive pafund. Më vjen vërtet shumë keq që e ndërpres këtë eksperiencë kaq të bukur për mua.

Alketa Vejsiu: Publiku s’është dakord.

Luiza Gega: Pse jo, uroj shumë që ta vazhdoj njëherë tjetër dhe të mos kem këto impenjimet që kam.

Alketa Vejsiu: Do shkojë në Tanzani të ushtrohet.

Luiza Gega: E shikoj që dhe stërvitjen e kam të pamundur t’i bëj të dyja paralel dhe të jap maksimumin tek të dyja.

Ermal  Mamaqi: Ç’ma dogje, desha të të jap 10 këtë radhë.

Luiza Gega: Po ti jepe.

Konkurrentët dhe publiku ngrihen në këmbë për të mbështetur kampionen, teksa salla kumbon nga brohorimat.

Alketa Vejsiu: Ia ke fituar zemrën shqiptarëve.

Luiza Gega: Unë jam shumë e lumtur që ju kam njohur, ju dua pafund dhe kam marrë shumë dashuri nga ju, shumë faleminderit.

Ka qenë një ëndërr shumë e bukur, sinqerisht unë nuk mendoja që do ta shijoja kaq shumë dhe që do merrja kaq dashuri nga të gjithë ju, përveç asaj që unë bëj. Mos më bëni të qaj se jam natyrë që prekem dhe dua ta mbaj këtë si një eksperiencë të bukur dhe një kujtim vërtet,  pse jo nga më të bukurat e jetës time.

Alketa Vejsiu: Ti i ke shtuar prestigjin këtij programi.

Luiza Gega: Dashurinë që marr nga të gjithë ju është e papërshkrueshme dhe kjo mendoj është ajo që kam arritur në jetë që të marr një dashuri pa kushte nga të gjithë njerëzit sepse e ndiej kudo që eci, e ndiej në sytë e tyre dhe them që nga ajo që kam bërë, kam marrë një emocion që…

Klaudia Pepa konfirmon lidhjen e dashurisë: Kjo muzika është kënga ime e dashurisë

Klaudia Pepa ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie pas performancës së modeles Cindy Marina në “Dance Albania” nën ritmet e këngës “Perfect” të Ed Sheeran. Balerina dhe anëtarja e jurisë së “Dance Albania” ka thënë se kjo është muzika e saj e dashurisë, por nuk ka zbuluar se kush i ka “vjedhur zemrën”.

Klaudia Pepa: Në disa momente ishte si një balerinë e vërtetë. Pastaj, e gjithë performanca kishte një magji, me tymin, me muzikën time që kjo kënga është muzika dhe kënga ime e dashurisë.

Alketa Vejsiu: Me kë e ke këtë këngën ti?

Klaudia Pepa: Me dashurinë.

Alketa Vejsiu: Dashuria kush është?

Klaudia Pepa: (Qesh) E vetmja vërejtje që mund të bëj është se të pashë kësaj here një largësi me partnerin. Megjithatë, e gjithë performanca ishte shumë bukur.

Ermal Mamaqi: Aman na e trego se kush është ai. A është në këtë sallë, në këtë qytet?

Klaudia Pepa: Jo.                                    

Ermal Mamaqi: A është në këtë planet?

Klaudia Pepa: Po.

Valoni rrezikoi partneren e kërcimit, Marjana: Në atë moment mendova që theva shtyllën kurrizore

Në puntatën e javës së kaluar në spektaklin në “Dance Albania” në Tv Klan, konkurrenti Valoni dhe partnerja e tij në kërcim patën një moment të vështirë gjatë performancës.

Ishte një moment delikat kur Valoni pothuajse i rrezikoi jetën partneres së tij.

“Më krijohet një gjendje shumë e keqe, rrezikova të thyeja shtyllën kurrizore. Në atë moment thjesht mendova që rashë. Do ishte shumë fatale për mua. Nuk dua ta mendoj fare se çfarë do më ndodhte”, ka thënë balerina Marjana.

Ndërsa Valoni pranon përgjegjësinë dhe ia lë fajin alkoolit.

“Ndodhi se s’kam qenë në formën time më të mirë. Ndoshta dhe alkooli pak që kam pirë një gotë të dytë, mendoj që ka qenë moskorrekte ime ndaj provave”, shprehet Valoni.

Arbnora Ademaj rikthehet në “Dance Albania”: Uroj t’ju surprizoj

Javën e kaluar Arbnora Ademaj la garën e “Dance Albania” në Tv Klan pas garës me Valonin e Iglin. Megjithatë, në këtë puntatë, produksioni ka vendosur të rikthejë në ‘luftën’ e yjeve bukuroshen nga  Kosova. Duke qenë se sfidda parashikon dy kundërshtarë dhe jo tre siç ndodhi javën e shkuar, kjo e rikthen Arbnorën si konkurrente me të drejta të plota.

Alketa Vejsiu: Shekuj më parë dueli më parë ndodhte midis dy kavalierëve, jo midis tre prandaj ne kemi vendosur bashkë me Ilirin dhe anëtarët e tjerë të jurisë, Klaudian dhe Ermalin dhe produksionin që ti Arbnora ta vazhdosh garën. Je e lumtur?

Arbnora Ademaj: Sigurisht që jam.

Alketa Vejsiu: Sa  të hapet mikrofoni, Ilir, pse e morëm këtë vendim dhe pse ky vendim vlen njësoj për dy të tjerët nëse do i kishte ndodhur Valonit apo riglit që ishte në treshe?

Ilir Shaqiri: Unë nuk do flas për vendimin, do flas vetëm për atë që pashë në kuptimin që po, është e vërtetë, kur bëhet një sfidë me tre çifte, edhe Klaudia mund ta  konfirmojë, besoj edhe Mamaqi që s’merr vesh nga baleti fare.

Ermal Mamaqi: Ne mezi  shikojmë me dy,  jo më me tre.

Ilir Shaqiri: Nga ana skenike është shumë e vështirë sepse edhe koha 60 sekonda për të kuptuar një koreografi realisht për ne është e komplikuar. Megjithatë, unë nuk u bazova vetëm te ajo që pashë te “Dirty Dancing”, por edhe te koreografia e parë. Unë mendoj që më shpejt se sa të kërkosh llogari për pikët e jurisë, duhet t’i kërkosh pak më shumë llogari trupit tënd dhe mënyrës si kërcen. Një, e dyta, më lër ta mbaroj konceptin dhe pastaj mund të thuash.

Ermal Mamaqi: Po, lëre pak një sekondë.

Alketa Vejsiu: Ajo s’foli fare, s’tha asgjë.

Ilir Shaqiri: Ngriti mikrofonin.E dyta është, unë mendoj në një skenë të tillë siç është “Dance Albania” ka vend për Kosovë, ka vend për Shqipërinë, ka vend për Maqedoninë, ka vend për të gjithë vendet që dëshriojnë të kërcejnë.

Alketa Vejsiu: Edhe për shqiptarët e Malit të Zi, të lutem.

Ilir Shaqiri: Edhe të Malit të Zi, pse jo. Tani unë nuk i di të gjithë kombësitë që kërcejnë këtu, por mbi të gjitha unë mendoj që fjala që këtu mbizotëron është kërcimi dhe unë gjykoj në bazë të thjeshtë të asaj që shikoj.

Alketa Vejsiu: Arbnora, je e lumtur për këtë rikthim?

Arbnora Ademaj: Sinqerisht, Unë jam shumë e lumtur që u riktheva.  Kur erdha në Shqipëri e mora me pasion dhe shumë dashuri këtë program, doja të jepja më të  mirën. Normalisht u zhgënjeva shumë dhe qava shumë pas vendimit të lirit, nuk e mora me të lehtë. Por të them prapë ty  Ilir, ne nuk jemi valltarë profesionistë. Ne do mundohemi të japim më të mirën, atë që dimë.

Ilir Shaqiri: Pyetja ime është i dhe më të tmirën puntatën që shkoi?

Arbnora Ademaj: Ne po mundohemi gjatë tërë ditëve.

Ilir Shaqiri: Arbnora, mundohen që të gjithë, rëndësi ka rezultati se mundin unë besoj…

Arbnora Ademaj: Të gjithë mundohemi të japim maksimumin nga vetja. Unë gjithsesi jam e lumtur.

Ilir Shaqiri: Unë nuk ju gjykoj si profesionist, po të gjykoja si profesionist nuk do merrje ato pikë që more, por duhet të kërkosh nga vetja jo nga mua.

Alketa Vejsiu: Ta shohim çfarë pune ka bërë Arbnora këtë javë se është impenjuar shumë dhe do na sjellë një “Glimpse of Us” shumë të bukur.

Arbnora Ademaj: Uroj që sonte t’ju surprizoj./tvklan.al