NATO ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e Nëntetares Zarife Hasanaj. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, NATO ka shprehur ngushëllimet për familjarët e Nëntetares, e cila humbi jetën ditën e hënë ndërsa ishte në një mision me forcat aleate të NATO -s në Letoni, për çmontimin e minave të vendosura gjatë luftës së dytë botërore.

Mëngjesin e kësaj të marte në bazën ushtarake Camp Adazi të Letonisë u zhvillua ceremonia e nderimit për Nëntetaren e ndjerë Hasanaj. Në ceremoni mori pjesë i gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.

Në bazën ushtarake në Adazi është ndërprerë trajnimi deri në përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit, që i mori jetën ushtarakes shqiptare.

/tvklan.al