Arti shqiptar në zi, shuhet Sali Shijaku

Arti shqiptar në zi, shuhet Sali Shijaku

09:02 24/09/2022

Piktori i njohur ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare

Në moshën 89-vjeçare ndërroi jetë një ndër piktorët me të rëndësishëm të artit pamor Shqiptar Sali Shijaku. Lajmin e trishtë të ikjes së një prej penelave origjinalë të artit figurative e dha djali i tij Orges Shijaku. Prej kohësh piktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në fillim të viteve ’60 Shijaku nisi karrierën e tij, frymëzuar nga historia, luftrat legjendat shqiptare dhe aktualiteti. Jo rrallëherë i është dashur të bëjë beteja që arti i tij të fitojë, pasi shpesh është cilësuar edhe si modernist dhe dekadent. Por sërish tablotë e ndryshme dhe të famshme të tij “Mic Sokoli”, “Nora e Kelmendit”, “Partizanët e Bataljonit – Hakmarrja” e identifikuan nga piktorët realist.

Tabloja e artisit në vite u bë me koloristike dhe ekspresive duke i futur personazhet në një lojë më të thellë psikologjike.

Sali Shijaku i ka lënë shkollës së artit pamor shqiptarë dhjetra punë që ruhen në fondin e Galerisë Kombëtare po aq sa ruhen dhe nëpër botë nga koleksionues të shumtë.

Tv Klan





Të ngjashme