Ndalesa për shëtitje në pyje kufizon qytetarët




Ndalesa për shëtitje në pyje kufizon qytetarët

23:20 25/06/2022

I ka 80 vjet dhe çdo ditë vjen në malin Vodno. Sot erdhi i revoltuar pasi në fuqi hyri masa për ndalesën e lëvizjes në male dhe pyje.

Qytetarët duhet të kenë vend për të shetitur gjatë fundjavës. E dimë se si është situata në vend, çdokush nuk mund të shkojë në pushim vjetor, ka njerëz që dëshirojnë të vijnë këtu në Vodno. Të gjithë këto objekte komerciale janë dëmtuar”, deklaroi një qytetar.

Takuam edhe një çiklist i cili nuk ishte i informuar për këtë ndalesë.

“Tani do të presim të vijë ora 20:00 që të vijmë në Vodno, në këtë mënyrë do t’i shmangemi vapës”, deklaroi një qytetar për TV Klan M.

Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrje Publike Pyjet Nacionale ndalojnë lëvizjen prej orës 06:00 të mëngjesit deri në orën 20:00. Kjo për shkak shmanges së zjarreve eventuale. Por qytetarët të cilët duan të shëtisin mund të zvjerrin leje për lëvizje thotë drejtori i Pyjeve Nacionale, Valentin Gruevski.

“Në qoftë se qytetarët dalin të shëtisin, apo janë në rekreacion ose mbledhin fruta do të duhet të kenë leje. Këto leje mund t’i nxjerrin nga shërbimet tona gjatë orarit të punës. Gjatë ndalesës për lëvizje qytetarët mund të dënohen për qarkullim Ministria e Punëve të Brendshme, shërbimet tona dhe Policia Pyjore bëjnë kontrolle”, deklaroi Valentin Gruevski, Drejtor i Pyjeve Nacionale.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizikë të cilët do të hasen në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Klan Macedonia










Të ngjashme