Ndalohet autori i dyshuar i vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë

Ndalohet autori i dyshuar i vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë

10:27 10/02/2019

Policia ka ndaluar autorin e dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit në Pukë, Petrit Biba, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 8 Shkurtit. Në pranga ka rënë 25-vjeçari Elderis Dodaj nga Tirana.

I riu ishte në kërkim nga autoritetet, ndërkohë që mësohet se ai është ndaluar mbrëmjen e së shtunës. Dyshohet se ngjarja është aksidentale dhe ka ndodhur nga pakujdesia.

Viktima dhe autori kanë qenë duke luajtur me pistoletë dhe arma u shkrep pa dashje duke lënë të vdekur 30-vjeçarin. Viktima mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë në spital.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT