Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont është ndaluar nga policia gjermane.

Puigdemont u ndalua në një autostradë në shtetin verior të Shlezvig-Holshtajnit, në rrugën e kthimit nga Finlanda në Bruksel.

Autoritetet spanjolle lëshuan ndaj tij një urdhërarresti europian, pasi Gjykata Supreme spanjolle la në fuqi akuzat ndaj tij dhe 25 drejtuesve separatistë katalanas, për rebelim, prishje të rendit publik dhe shpërdorim fondesh.

Vendimi i gjykatës është pritur me protesta të dhunshme në Barcelonë.

Puigdemont është nismëtar i referendumit të 1 Tetorit 2017 për pavarësinë e Katalonjës nga Spanja, që Madridi e konsideron anti-kushtetues. 

Tv Klan