Aktori i njohur Xhemil Tagani është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ai do të mbahet mend për rolet e shumta në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

Tagani u lind në 6 Shkurt të vitit 1945. Që në moshë të hershme u dallua për zërin e tij karakteristiku dhe interpretimin profesional të karaktereve.

Tagani filloi punë si aktor në vitin 1968 në Teatrin Popullor dhe mbeti pjesë e këtij institucioni derisa doli në pension.

Ai ka interpretuar mjaft role të dyta dhe episodike. Ai shquhej për aftësitë për të krijuar karaktere të mevëtësishme . Ai ka marrë pjesë në disa filma dhe shfaqje si “Fytyra e dytë”, “Nën dritat e skenës”. “Duke u gdhirë viti 145”, “Monserrati”, etj./tvklan.al