Wallace Roney, trombisti i mirënjohur i muzikës jazz nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19.

Ditën e djeshme 59-vjeçari ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve në një spital në New Jersey, ku ishte shtruar prej një jave.

Roney fitoi çmim Grammy në vitin 1994 me albumin “A Tribute To Miles” dhe u nominua sërish në vitin 1997.

Idhulli i tij ishte Miles Davis, të cilin pati fatin ta kishte mentor. Gjatë karrierës së tij muzikore, Wallace Roney pati shumë bashkëpunime me artistë të suksesshëm.

Familjarët mendojnë se do të bëjnë një shërbim përkujtimor për legjendën e muzikës jazz pasi të ketë kaluar pandemia./tvklan.al