Ndeshjet e treta në grupet e Euro 2020 dhuruan spektakël, emocione dhe plot gola. Spikatën shumë futbollistë dhe një ndër ta është edhe mesfushori me tipare sulmuese, kosovari Xherdan Shaqiri, protagonist absolut në fitoren e Zvicrës së tij 3-1 ndaj Turqisë.

Shaqiri shënoi dy gola shumë të bukur, duke kualifikuar ekipin helvet për në fazën tjetër. Sofascore, një kompani e grumbullimit dhe analizës së të dhënave në sporte të ndryshme. Në bazë të vlerësimeve të lojtarëve për çdo ndeshje sipas roleve, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të takimeve të fundit në grupe.

Dhe në këtë 11-she bën pjesë edhe Xherdan Shaqiri, me notën më të lartë, 8.8, aq sa edhe Kevin de Bruyne apo shoku i skuadrës Zuber. Të gjithë të tjerët kanë nota më të ulëta. Në formacionin më të mirë me skemën 3-4-3, Shaqiri është në krahun e djathë të sulmit, së bashku me Depay të Holandës në qendër dhe Forsberg të Suedisë në të majtë.

Në këtë formacion bashkë me portieri Sommer janë 3 lojtarë të kombëtares së Zvicrës. Nuk mungojnë edhe Verrati, Hummels, Sarabia, Laporte dhe Christensen. Ajo që spikat është se Franca, Portugalia, Anglia dhe Kroacia nuk përfaqësohen me asnjë futbollist.

Tv Klan