Ndodh në autostradën Tiranë-Durrës: Shkon në gomisteri me BMW dhe kthehet në këmbë




Ndodh në autostradën Tiranë-Durrës: Shkon në gomisteri me BMW dhe kthehet në këmbë

13:41 30/06/2022

Një 32-vjeçar është tashmë në kërkim të BMW-së së tij, pasi ra pre e grabitësve. Burime zyrtare të policisë thonë se i riu denoncoi të mërkurën pranë Komisariatit të Policisë Shijak, se 2 persona i morën më dhunë makinën.

Ngjarja, sipas 32-vjeçarit nga Kruja, ndodhi gjatë kohës që ai ndodhej në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës. Autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar 2 personat në fjalë dhe kapjen e tyre./tvklan.al










Të ngjashme