Uzuni realizon një tjetër gol në Hungari

Fundjava e kaluar ishte tepër e suksesshme për Emanuele Ndojin. Mesfushori shqiptar pas 2 golave të ngjashëm në fitoren 4 – 1 të Brescia ndaj Pordenone u shpall lojtari i javës së Serie B.

Një vlerësim i merituar për futbollistin shqiptar që po rigjen formën e duhur pas një sezoni që u kushtëzua nga dëmtimi që e mbajti gjatë larg fushave. Emanuele Ndoj është aktivizuar dhe me Kombëtaren në të kaluarën.

Një tjetër shqiptar la shenjë në ligat e huaja. Myrto Uzuni shënoi në fitoren 4 – 0 në transfertë të Ferencvaros ndaj Budafoki.

Uzuni arriti kuotën e 10 golave vetëm në kampionat. Ferencvaros synon titullin e radhës në Hungari.

Tv Klan