Mëngjesi e ka gjetur të ndotur dhe plot solar bregdetin në zonën e Triportit dhe Zvërnecit në Vlorë. Vajrat që janë hedhur në det kanë ndotur rreth 200 metra sipërfaqe, por nuk dihet ende se kush e ka kryer kete veprim.

Autoritetet portuale së bashku me ato të policisë kanë nisur hetimin për këtë krim mjedisor, të ndodhur gjatë gjatë orëve të natës.

Edhe pse nuk ka asnjë të ndaluar, dyshimet janë se solari është hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

Kjo nuk është hera e parë që plazhi i Zvërnecit ndotet nga vajra anijesh e në disa raste ndotja ka ndodhur edhe në mes të sezonit turistik./ Tv Klan