Tema e sotme në emisionin “Opinion” për inceneratorët është shoqëruar me debate të forta mes të ftuarve. Shkak janë bërë deklaratat e avokatit Plarent Ndreca i cili tha se për inceneratorin në Tiranë nuk është harxhuar për investim asnjë lek nga shteti shqiptar. Kjo u kundërshtua nga gazetarja Klodiana Lala dhe ekonomisti Pano Soko.

Plarent Ndreca: 29 euroshi, mos harrojmë Tirana ka afat 30-vjeçar me afate të bërjes së veprave të tilla. Ja ku e ke kontratën. Neni 2.2 i kontratës të thotë, vepra që do bëhet në këtë vepër të Tiranës, kapsulimi i vetdepozitimit ekzistues, impianti i përpunimit të ujërave të ndotura, pra vetë impianti nxjerr ujëra të ndotura dhe ato vetëpastrohen.

Pano Soko: Është për inceneratorin ajo!

Plarent Ndreca: Duro more zotëri. Ç’i keni këto histori. Ore zotëri unë kam vetëm një interes…

Pano Soko: Po se është një problem shumë i madh mo, është keqinformim është problem. Mos e bëj!

Plarent Ndreca: Unë lexoj!

Pano Soko: Po keqinterpreton, mos e bëj!

Plarent Ndreca: Edhe njëherë impianti i diferencimit të mbetjeve…

Pano Soko: Inceneratori, një…

Plarent Ndreca: Vetdepozitimi i mbetjeve të ngurta urbane!

Pano Soko: Inceneratori, dy…

Plarent Ndreca: Ore duro se të ka humbur qetësia mor vlla…

Pano Soko: Jo mor vlla!

Plarent Ndreca: Në stacion elektrik loti i parë vepra tjetër. Vetdepozitimi i hireve loti F vepra tjetër. Vetdepozitimi i mbetjeve inerte loti  G dhe H vepra tjetër. Ka 8 vepra. Në 30 vjet me afate njëri 3 vjet, tjetri 3 vjet, tjetri 5 vjet, do ndërtohen gjithë këto vepra. Kur është bërë projekti i fizibilitetit dhe kur është miratuar pastaj me akte përkatëse ka përcaktuar një çmim mesatar për gjithë këto kosto, bëhen nga privati dhe jo nga shteti.

Pano Soko: Privati nuk ka investuar, janë para të buxhetit të shtetit.

Plarent Ndreca: Në Tiranë nuk është harxhuar për investim asnjë lek nga shteti shqiptar…

Pano Soko: Jo, jo asnjë lek nga privati se kanë marrë 30-40 milionë Euro!

Klodiana Lala: Shteti ka paguar 40 milionë Euro.

Plarent Ndreca: Ua, ua, ua. Ore duro të flas.

Pano Soko: Ça të flasësh, po gënjen mo burrë. Ka paguar shteti. Si s’ka paguar shteti asnjë lek. Ça i keni këto mo burrë?

Plarent Ndreca: Thjesht dhe vetëm ju jeni krejtësisht të painformuar!

Klodiana Lala: Ka paguar 40 milionë Euro për inceneratorin e Tiranës!

Plarent Ndreca: O Fevzi, kjo është e tmerrshme mor vlla. Këta ushtrojnë dhunë në argument. Kjo nuk është në nder të askujt. Fakti që të ushtrosh dhunë dhe të imponosh me zor një argument kjo është e çuditshme.

Pano Soko: Kam një orë që ju dëgjoj.

Plarent Ndreca: Tirana për investim, nuk është harxhuar asnjë cent nga shteti shqiptar

Pano Soko: Sepse nuk është bërë asnjë cent investim

Plarent Ndreca: 40 milionë Euro janë harxhuar si tarifë shërbimi. 29 euroshi është e llogaritur si kosto për ton duke llogaritur gjithë këto vepra nga privati në këto 30 vite.

Klodiana Lala: Bravo Ndreca e ke mbrojtur korrupsionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Blendi Fevziu: O Klodi lëre tani ta mbarojë!

Plarent Ndreca: Ua, ua! /tvklan.al