#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan. #almedaabazi

Almeda Abazi flet për marrëdhënien e Tolgës me Shqipërinë: Pse është kaq i lidhur me Tiranën

Çiftin Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman i kemi parë shpesh sa në Stamboll e sa në Tiranë dhe duket se është pikërisht aktori turk ai që e nxit Almedën për ta vizituar sa më shpesh kryeqytetin shqiptar.

Në intervistën për emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, moderatorja tregoi se ka një arsye shumë të veçantë se pse partneri i saj është kaq i lidhur me Tiranën.

“Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë. Tiranën ai e adhuron, madje edhe më shumë se unë. Nuk e kam ditur pse ishte kaq i lidhur me Tiranën derisa më shpjegoi arsyen. Më tha se i kujtonte Stambollin e viteve ‘90, pa kaos, pa stres e me njerëz të ngrohtë”, u shpreh Almeda.

Almeda Abazi tregon momentin e saj më të vështirë: Kur dhimbja kthehet në forcë!

Almeda Abazi ka rrëfyer për emisionin “Në kurthin e Piter Pan” një nga momentet më sfiduese e të trishta të jetës së saj. Aktorja dhe moderatorja tregoi se si e përjetoi humbjen e babait të saj, duke thënë se kjo ngjarje e rëndë e ka bërë atë të maturohet emocionalisht në mënyrë të menjëhershme.

“Momenti më i vështirë për mua ka qenë humbja e babait. Kam qenë në moshë shumë të re, 16 vjeç dhe e përjetova shumë keq, sepse ne jemi një familje shumë e lidhur me njeri-tjetrin. Çdo gjë ka ndodhur brenda 6 muajve dhe jam rritur e pjekur para kohe. Përjetova një maturi të menjëhershme. Është dhimbja që kthehet në forcë”.

“Mamaja ime ka qenë forcë për ne, është ajo që na ka mbështetur”, ka treguar Almeda.

“Refuzova dy projekte me skena dashurie”, Almeda Abazi flet për xhelozinë e Tolgës

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më të famshme e më të komentuar të showbiz-it turk dhe atij shqiptar. Në intervistën e saj këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, aktorja ka rrëfyer ekskluzivisht situatën e ndodhur mes çiftit, ku aktorja refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolgës.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka treguar ajo.

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare”.

Kur do t’i rikthehet Almeda Abazi karrierës

Almeda Abazi ka qenë e ftuara e radhës këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo ka ndarë për publikun shumë të pathëna, ku një prej tyre lidhet pikërisht me rikthimin e saj në karrierë, qoftë aktrim apo moderim.

Teksa Almeda është shkëputur prej disa kohësh për t’iu përkushtuar totalisht familjes së saj pas lindjes së dy fëmijëve, duket se shumë shpejt do të kemi një rikthim.

“Do jem e shkëputur nga karriera derisa fëmijët të kenë nevojë. E kam patur vëmendjen vetëm tek ata gjatë gjithë kësaj kohe. Tashmë ata janë 4 dhe 2 vjeç kështu që besoj se avash-avash do të rikthehem”, ka thënë aktorja për “Në kurthin e Piter Pan.”

“Kam qarë më shumë se bebi”, Almeda Abazi rrëfen emocionet e lindjes

Almeda Abazi dhuroi një rrëfim të veçantë e të ndjerë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” përballë gazetarëve të vegjël. Një nga pyetjet e bëra prej fëmijëve lidhej pikërisht me mëmësinë dhe emocionet e para të lindjes.

Aktorja ka zbuluar se ishte e mbushur nga lotët e gëzimit dhe emocionet ishin të jashtëzakonshme.

“Isha shumë e emocionuar për ardhjen e bebit në jetë. Të gjithë më thonin të mos qaja sepse çdo gjë shkoi shumë mirë. Por ishin lot lumturie, e kam qarë më shumë se bebi vetë.”

“S’e kisha mendjen për lidhje”, si nisi dashuria midis Almedës dhe Tolgës

Almeda Abazi ka ndarë për të gjithë publikun historinë e saj të veçantë të njohjes me aktorin dhe producentin turk Tolgahan Sayisman, në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Moderatorja tregoi se patën një pëlqim të menjëhershëm e reciprok të dy, teksa ishin njohur nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. Mirëpo duket se për Tolgën nuk paska qenë e lehtë t’ia marri zemrën Almedës, pasi kjo e fundit ishte tepër e fokusuar në karrierë.

Kishim të dy të njëjtin rreth shoqëror e papritur pëlqyem njeri-tjetrin. Ishte diçka reciproke. Ai është munduar shumë në fillim sepse unë kam patur ‘murin’ tim dhe nuk e kisha mendjen tek dashuria e tek lidhjet. Isha e fokusuar në karrierë, por me shumë mundime, Tolga ma prishi mendjen!”, u shpreh Almeda./tvklan.al