Çifti i njohur i aktorëve turk Mert Fırat dhe İdil Fırat kanë festuar përvjetorin e tyre të dytë të martesës. Përmes një postimi në rrjetet sociale aktori ka dhënë lajmin e bukur se ata janë në pritje të një bebeje.

“Ne i bashkuam duart bashkë që të mos i linim më kurrë. Muajt kaluan si javët, uji rrodhi. Pas dy vitesh tani ne jemi tre. Jam falenderues me mijëra herë që ke ardhur në jetë para meje. Çdo minutë që prisja ia vlente”, shkruan aktori në postimin e tij. /tvklan.al