“Sekrete familjare” nga 23 Dhjetori çdo të premte 20:05 (3 episode) dhe të dielën 20:05 premierë në Tv Klan

Një serial dramatik në vend të parë në çdo episod të tij, duke u shpallur si seriali më i ndjekur i vitit, me shifra rekord audience.

Nga kompania nr.1 në Turqi, Ay Yapim dhe nga skenaristja e “Diamante dhe dashuri”, “Dashuri bardh e zi”, “Stuhi dashurie”, “Gylperi”, “Karaday”, vjen seriali i i vitit.

Një fenomen televiz në çdo vend ku po shfaqet, prodhim i vitit 2021-23.

Me aktorët e famshëm Kaan Urgancioglu dhe Pinar Deniz, të vlerësuar si aktorët më të mirë në një serial dramatik. E vërteta nuk është gjithmonë bardh e zi!

Një vrasje bashkon bashkë një avokate dhe një prokuror, të përfshirë në krim me njerëzit e tyre më të dashur. Të dy janë të suksesshëm në profesion, por në anë të kundërta në sallën e gjyqit. Ajo nuk njeh limite kur bëhet fjalë për të arritur atë që do.

Për Xhejlin çdo mjet ose metodë është e lejuar për të arritur drejtësinë. Për Ilgaz, ligji dhe drejtësia janë e njëjta gjë. Një prokuror shumë i respektuar që zbaton vetëm ligjin. Çfarë ndodh kur vëllai i Ilgaz akuzohet për një vrasje dhe e viktima është e motra e Xhejlin?

Turpi i një prej familjarëve të tu, bëhet hija jote për gjithë jetën. Një serial shumë i veçantë, dramë, krim, romancë, familje!

Një avokate dhe një prokuror duhet të zbulojnë misterin e një vrasjeje, teksa rrugët e tyre bashkohen në një krim që do të ndryshojë jetën e të gjithëve. Teksa Xhejlin ishte në universitet për drejtësi, babai i saj burgoset pa të drejtë për një krim që nuk e kishte kryer.

Xhejlin vendos të bëhet avokatja e tij, duke u përballur me këdo për të vënë drejtësinë në vend. Ilgaz është një prokuror i rreptë i cili vepron vetëm sipas ligjit.

Babai i tij është një shef policie i respektuar dhe duket sikur Ilgaz ka trashëguar prej tij vlerat më të larta njerëzore për të qenë i drejtë dhe për të mos u korruptuar asnjëherë. Një vrasje e papritur përfshin vëllain e Ilgaz si i dyshuar dhe viktima është e motra e Xhejlin… A do të jetë Xhejlin avokatja e vëllait të Ilgaz? A do të vazhdoj Ilgaz të veprojë sipas ligjit apo do të sillet pa limite dhe i fortë si Xhejlin? /tvklan.al