Interes i madh për sfidën e kreut të Superligës

Për shkak se luhet në ‘Air Albania’ dhe atmosfera gjatë një ndeshjeje përjetohet krejt ndryshe në këtë impiant, edhe interesimi i tifozëve për ndeshjen Kukësi – Tirana ka qenë më i lartë se zakonisht.

Në 4 pika në kryeqytet dhe 1 në Kukës, ecuria ka qenë e kënaqshme. Përfaqësuesit e kompanisë që administron shitjen e biletave japin edhe statistikat deri 3 orë para ndeshjes.

Kukësi dhe Tirana pritet të reshtojnë formacionet më të mira duke parë rëndësinë e këtij takimi. Një sfidë në distancë do të jetë ajo mes reparteve sulmuese si forca kryesore e të dy ekipeve.

Një ditë më pas në ‘Air Albania’ do të luhet edhe Partizani – Bylis. Shoqëria sportive Kuqezi që ka nën administrim stadiumin, thotë se impianti mund të përballojë këto ndeshja, madje projeksioni është që stadiumi të shfrytëzohet edhe për aktivitete të tjera jo sportive.

Tv Klan