Daka: Të gatshëm për zgjedhje të parakohshme

Partitë politike janë duke dorëzuar nënshkrimet për seancën e thirrur për shpërbërjen e parlamentit. Partia Socialdemokrate sot dorëzoi nënshkrimet e 12 deputetëve të saj për seancën e 22 Gushtit.

Shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu, deklaroi se zgjedhjet janë rruga përpara dhe në zgjedhje zgjidhja që duhet ofruar është programore.

Ndërsa para dy ditësh edhe Lëvizja Vetëvendosje  ka  dorëzuar nënshkrimet e 19 deputetëve të saj.

Ndërsa Këshilli Drejtues i LDK-së ka diskutuar për përgatitjet për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Derisa kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  ka thënë se janë të përgatitur dhe të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme kurdo që vendoset të mbahen ato.

Në mbledhjen  sotme KQZ-ja ka marrë vendim në mbledhjen e radhës që të miratojë kërkesën e tri partive politike për regjistrim.

Tv Klan