Në Shqipëri janë tashmë rreth 5 mijë të prekur

Rastet aktive me Covid në Shqipëri kanë zbritur në afro 5 mijë të tilla. Më e ulëta që prej Gushtit të vitit të kaluar.

Shqipëria ka numrin më të ulët të rasteve me Covid në Europë. Sipas specialistëve, numri mesatar i personave që infektohen është në rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 5 mijë rate aktive në të gjithë vendin, Tirana vijon të ketë numrin më të lartë me afro 2 mijë të tilla, e ndjekur nga Fieri, Vlora, Elbasani dhe Berati.

Edhe indikatori matës i pandemisë, shtrimet në spital vijojnë të pësojnë rënie. Ndonëse situata prej muajsh paraqitet e qëndrueshme, ekspertët rekomandojnë të mos ndërpritet procesi i vaksinimit në popullatë kundër Covid-19.

Deri tani në Shqipëri është vaksinuar dhe kanë marrë dozën e parë 58,6%  e personave mbi 16 vjeç, 52% kanë marrë dy doza dhe 9,7% e personave mbi 18 vjeç kanë marrë dhe dozën e 3.

Tv Klan