“Selfie Museum Albania” është muzeu më i ri dhe argëtues në Tiranë që padyshim do të shndërrohet në vendin e preferuar për të shkrepur fotot më të bukura për Instagram dhe jo vetëm. Ideatori i saj, gazetari i njohur Eraldo Rexho shpjegon në “Rudina” në Tv Klan se frymëzimi erdhi nga muzetë e ngjashme të këtij lloji nëpër botë dhe tani një i tillë vjen edhe në Shqipëri. Skena të ndryshme shumëngjyrëshe do t’ju bëjnë të riktheheni dhe të ‘ushqeni’ rrjetet tuaja sociale me përmbajtje aspak të zakontë.

Eraldo Rexho: Është një hapësirë që e ndarë në disa dhoma apo photobooth-e ku secili mund të gjejë veten dhe të bëjë fotografi. Kjo është pak a shumë koncepti, janë pak a shumë më shumë se 20 dhoma ku ti mund të gjesh veten dhe të bësh foto. Kanë ardhur shumë prindër bashkë me fëmijët, kanë ardhur shumë çifte se meqenëse jemi në këtë muajin e Shën Valentinit, disa prej skenave më të përdorura janë skenat kushtuar dashurisë kështu që…

Rudina Magjistari: Me zemra, me trëndafila.

Eraldo Rexho: Do të jetë një koncept që do të jetë i ndryshueshëm gjithë kohën. Kështu ndodh edhe në muzeumet e ngjashme në botë, por kështu do të ndodhë edhe në Shqipëri. Çdo dy muaj ne do të kemi rifreskimin e hapësirave, momentalisht janë 20 hapësira por në të ardhmen do të jenë 28 dhoma kushtuar këtij koncepti dhe të gjithë ata që janë dashnorë të fotove të bukura mund të vijnë të bëjnë foto shumë të bukura në “Selfie Museum”.

Eraldo shton se ngjyrat e skenave janë përdorur posaçërisht sa më të gjalla e të forta për të ndihmuar në algoritmin e Instagramit pasi fotografitë në këto tonalitete janë ato që pëlqehen më shumë./tvklan.al