Producenti hollivudian i filmave DeVon Franklin foli për filmin e tij më të fundit, “Breakthrough”, duke zbuluar se ai është i bazuar në një historinë e vërtetë të një adoleshenti i cili vdiq e më pas erdhi sërish në jetë, pasi nëna e tij iu lut Zotit me gjithë forcën e saj.

Duke folur për PureFlix.com, Franklin tha: “

Breakthrough është një histori e vërtetë mrekullie, të një nenë e cila lutet që djali i saj të rikthehet në jetë. John Smith ishte 14 vjeç dhe vdiq pasi ra në një liqen të ngrirë”

.

Ngjarja në fjalë ndodhi më 19 Janar të 2015-s. 14-vjeçari u nxor nga liqeni Sainte Louise në Missouri pas 15 minutash. Mjekët u përpoqën që ta shpëtonin, por në fund u dorëzuan, të bindur se kishin bërë gjithçka mundeshin se i mituri do të mbijetonte.

Pikërisht në këtë moment, nëna e tij Joyce shkoi në dhomën e spitalit dhe diçka e pabesueshme ndodhi.

“Ajo shkon në dhomën e emergjencës. Djali i saj qëndron në shtratin e vdekjes. Por në vend që t’i japë lamtumirën e fundit, ajo shkon tek këmbët e tij, vendos duar e më pas thotë: Shpirti i shenjtë ma sill djalin tim mbrapsht… dhe John rikthehet në jetë”,

tregon Franklin.

Mjekët vijonin të ishin të bindur se Smith nuk do të rikuperohej, duke marrë parasysh sa gjatë kishte qëndruar pa oksigjen. Por për habinë e tyre, ai u u rikuperua plotësisht.

Vetë producenti shpjegoi se mjekët të cilët e trajtuan Smith mbeten edhe sot e kësaj dite të habitur sesi adoleshenti arriti të shpëtonte dhe të shërohej plotësisht.

/tvklan.al