Aktorët Mark Strong, Jodie Turner-Smith dhe Mélanie Laurent do të jenë pjesë e kastit të filmit të Adam Sandler dhe Jenifer Aniston, “Murder Mystery 2”. Ky film, prodhuar nga kompania amerikane e transmetimit dhe prodhimit, Netflix, në sezonin e parë pati një ndikim të madh – në 28 ditët e para u hapën 83 milionë llogari të përdoruesve, me 30.9 milionë që e bënë këtë në 72 orët e para.

“Murder Mystery” ishte titulli i pestë më i klikuar sipas të dhënave të Netflix-it.Regjistrimet e “Murder Mystery 2” do të zhvendosen në Haëaii, Paris dhe Karaibe. Në një postim në median sociale Twitter, kompania Netflix shkruan se kasti për “Murder Mystery 2″ tashmë është përcaktuar.

Përtej kthimit të Adam Sandler-it për të luajtur Nick Spitz dhe Jennifer Aniston që kthehen për të luajtur Audrey Spitz, nuk dihet nëse Adeel Akhtar dhe John Kani do të ripërsërisin rolet e tyre në vazhdim.

Klan News